Ftesë për mediat - 9/2/2010
Ju njoftojmë se nesër (03.09.2010) në ora 11.00, në hotelin “Holidej In”, do të mbahet shpërndarja elektronike e 56 banesave në Shkup, në njësinë banesore 1.12 B-1 RC Aerodrom dhe 4 banesave në njësinë banesore 1.4 B-1 RC Aerodrom, të dedikuara për shitje për çiftet e reja martesore dhe prindërit që ushqehen vet, në përputhje me shpalljen që u hap me datë 24.06.2010.
Mё shumё...

Ministri Janakieski do ta vizitojë lokacionin Ura e Alltanit në hyrje të Qytetit të Ohrit - 8/27/2010
Ju informojmë se ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, sot në ora 13.30 do ta vizitojë lokacionin Ura e Alltanit në hyrje të Qytetit të Ohrit, kun ë rrjedhë e sipër janë aktivitetet për pastrimin e Lumit Koselska, në kuadër të aksionit për pastrimin e shtrateve të lumenjve dhe kanaleve në Republikën e Maqedonisë.
Mё shumё...

Ministri Janakieski do ta hapë këshillimin profesional për Ligjin për tokë ndërtimore, Ligjin për ndërtim, Ligjin për trajtimin e ndërtimeve të paligjshme dhe Ligjin për banim - 8/25/2010
Ju informojmë se nesër (e enjte, 26.08.2010) me fillim në ora 17.00, në Hotelin “Drin” - Strugë, ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski me fjalimin e tij do ta hapë këshillimin profesional për Ligjin për tokë ndërtimore, Ligjin për ndërtim, Ligjin për trajtimin e ndërtimeve të paligjshme dhe Ligjin për banim. Në këshillimin dyditor do të marrin pjesë kryetarë të komunave, përfaqësues të njësive të vetqeverisjes lokale, persona profesionistë dhe përfaqësues të sektorit të biznesit.
Mё shumё...

Ministri Janakieski për vizitë në Dojran - 6/16/2010
Të nderuar, Ju njoftojmë se Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe kryetari iKomunës së Dojranit, Gligor Çabulev në ora 11:30 sot do t'i vizitojnë lokacionet ku është në vijim rregullimi i plazheve të bregut të Dojranit në afërsi të ndërtesës së komunës.
Mё shumё...

Ftesë - vizita e Komunës së Petrovecit - 6/1/2010
Të nderuar, Ju njoftojmë se nesër (02/06/2010) në ora 11.00, ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski së bashku me kryetarin e komunës Petrovec, Borçe Mitevski do të realizojnë vizitë të aktiviteteve për pastrimin e kanaleve në Fushën e Shkupit. Do të vizitohet lokacioni në hyrje të vendit të banuar Petrovec, pranë kishës Shën George.
Mё shumё...

Ministri Janakieski do të kryejë kontroll për aktivitetet ndërtimore të aksit Tabanoc-Kumanovë - 5/5/2010
Të nderuar, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski nesër, më 6 maj 2010, në ora 14,30 do ta vizitojë lokacionin në të cilën janë në vijim aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e aksit rrugor Tabanoc-Kumanovë.
Mё shumё...

Ftesë - 4/13/2010
Të nderuar, Ju njoftojmë se nesër në 12:30 në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, do të nënshkruhet kontratë për blerjen e 202 autobusëve të ri-dykatësh, 200 prej të cilave të mbyllur dhe 2 të hapur, në bashkëpunimin me kompaninë publike të trafikut Zhengzhou Yutong Group Ltd (Dzhengdzhou LLC Jutong Group) - Kinë, e cila ishte zgjedhur si ofertuesi më i mirë për të kryer procedurën për prokurimin publik.
Mё shumё...

Ftesë për mediat - 4/12/2010
Të nderuar, Ju njoftojmë se nesër në ora 10:30 në Shtëpinë e Armatës të Republikës së Maqedonisë në Shkup, ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe ministri për Mbrojtje, Zoran Konjanoski do të mbajnë mëngjes pune me përfaqësuesit e odave ekonomike në Republikën e Maqedonisë në lidhje me projektin “APM shtëpia ime e vërtetë”.
Mё shumё...

Këshillim për Ligjin për pastërti publike - 3/31/2010
Të nderuar, Ju njoftojmë se nesër (01.04.2010) ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski do të marrë pjesë në Këshillimin për Ligjin për pastërti publike, për Bashkësinë e njësive të vetqeverisjes lokale.
Mё shumё...

Ftesë - 3/30/2010
Të nderuar, Ju njoftojmë se me 31.03.2010, ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe ministri për komunikacion, marinë dhe telekomunikime i Republikës së Malit të Zi, Andrija Llompar do të nënshkruajnë marrëveshje mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.
Mё shumё...


1 [ 2 ] [ 3 ] [ 4 ]