Lajmërim për opinionin - 24.10.2008

Të nderuar,

           

            Ju njoftojmë se përfundoi aksioni për ripërtrirje hortikulturore të Korridorit 10 në kahjen rrugore M-1, në segmentin e mbirrugës te vendi i quajtur Përdejcë deri në kalimin kufitar Bogorodicë, në kufirin me Republikën e Greqisë. Këtu u mbollën gjithsej 6.095 fidane të oleanders me gjatësi të përgjithshme prej 6.600km. Fidanet e llojit Nerium Oleander janë të vendosur në rripin e gjelbërt në mes të kahjes rrugore M-1. Gjithashtu janë kryer punët për vendosjen e sistemit për ujitje automatike dhe mbrojtje të bimëve.

            Gjelbërimi i rrugëve me qëllim të ruajtjes së mjedisit jetësor bëhet me qëllim të afrimit drejt standardeve të Unionit Evropian për neutralizimin e gazrave që dalin nga automjetet përgjatë autostradës. Pikërisht për këtë, gjatë mbjelljes së oleandrave janë përdorur përvojat pozitive të vendeve anëtare të Unionit Evropian.

 

Me nderime,

Ministria për Transport dhe Lidhje




Kthim prapa Send to friend Print