|
Ministria për Transport dhe Lidhje e Republikës së Maqedonisë ka nevojë për angazhimin e: - inxhinjerëve të informatikës, me përvojë pune dhe njohje të programeve Windows XP, SQL Server, ASP, Windows Server (IIS) dhe ?ffice; - inxhinjerëve për telekomunikime, me përvojë pune dhe njohje të programeve Windows XP, SQL Server, ASP, Windows Server (IIS) dhe ?ffice; - inxhinjerëve të ndërtimtarisë, në aspekt të infrastrukturës rrugore me minimum 3 vjet përvojë pune në përpunimin e planeve urbanistike apo zbatimin e planeve urbanistike, ose në projektimin dhe realizimin e infrastrukturës rrugore; - inxhinjerë të arkitekturës, me minimum 3 vjet përvojë pune në përpunimin e planeve urbanistike apo zbatimin e planeve urbanistike, - inxhinjerë të gjeodezisë, me minimum 3 vjet përvojë pune, njohje dhe përgatitje të protokoleve dhe njohje të elaborateve gjeodezike dhe të dhënave numerike; Ftojmë të gjithë personat me përvojë pune paraprake, me arsim të lartë nga lëmia përkatëse, të motivuar, komunikativ, me shkathtësi për punë në ekip, që të dorëzojnë CV të vetën dhe letër kotivuese, më së voni deri më 03.11.2008, në e-mail adresën cabinet@mtc.gov.mk apo me postë në adresën “Crvena Skopska Opstina”, nr.4, 1000 Shkup. Me nderime, Ministria për Transport dhe Lidhje |








