|
Të nderuar, Ju njoftojmë se Inspektorati shtetëror komunal pranë Ministrisë për Transport dhe Lidhje, pranë Prokurorisë publike themelore në Shkup, në përputhje me nenin 142 të Ligjit për procedurë penale (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr.15/05), ka paraqitur persona zyrtar nga komunat Studeniçan, Karposh dhe Shuto Orizarë për shkak të shkeljes së Ligjit për pastërti publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr.111/08) dhe Rregullores për punë me dobi të përgjithshme (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 11/08). Gjatë kqyrjes së kryer në komunën e Studeniçanit është konstatuar se kryetari i Komunës ka lëshuar vërtetime për kryerje të punëve me dobi të përgjithshme dhe me këtë ai ka vepruar në kundërshtim me nenet 6 dhe 7 të Rregullores për punë me dobi të përgjithshme, si dhe në kundërshtim me nenet 2, 3 dhe 4 të ndryshimeve të Rregullores për punë me dobi të përgjithshme. Në komunën e Karposhit është konstatuar se janë lëshuar 44 vërtetime për kryerje të punëve me dobi të përgjithshme edhe përskaj asaj që Komuna nuk është e autorizuar për mirëmbajtjen e higjienës komunale, kështuqë është shkelur neni 5 i Rregullores për punë me dobi të përgjithshme. Inspektorati shtetëror komunal do të vazhdojë edhe në të ardhmen me kontrollat inspektuese për implementimin e Ligjit për pastërti publike nga ana e vetqeverisjes lokale, me qëllim të zbatimit të drejtë të tij dhe dispozitave ligjore që përmban. Me nderime, Ministria për Transport dhe Lidhje |








