|
Të nderuar, Ju njoftojmë se në datën 21 dhe 24 tetor 2008, Inspektorati shtetëror i transportit pranë Ministrisë për Transport dhe Lidhje ndërmorri aksion kontrolli në komunën Veles. Aksioni u realizua në koordinim të përbashkët me SPB-Veles dhe inspektorët nga Berova, Shën Nikolla, Kavadari dhe Velesi në pikat në hyrje dhe dalje të qytetit të Velesit. Në kuadër të kësaj kontrolle është kryer mbikqyrje e një numri të madh të transportuesve dhe në pajtim me masat që dalin nga Ligji për transport në komunikacionin rrugor 9 automjete janë larguar nga komunikacioni duke jua marrë përkohësisht lejen e komunikacionit. Për personat që i kanë vozitur automjetet është shqiptuar denim prej 1000 deri 2000 euro në kundërvlerë të denarit. Gjatë kontrollit aksionar është vërejtur transport i posacem linjor i udhëtarëve pa leje apo transport nderkombetar te mallrave pa flete udhetimi, te 11 transportues-persona juridik, kundër të cilëve do të vijojë procedurë për kundravajtje, me gjobë në të holla nga 2500 - 5000 euro, në kundërvlerë të denarit kurse per 7 persona fizik që kane kryer transport linjor te udhetareve pa leje, pa orar të vozitjes dhe marrëveshje, kryerje të transportit të posaçëm linjor pa leje, transport të udhëtarëve pa fletëudhëtimi, transport të mallrave dhe mosposedim të Çertifikatës për kompetencë profesionale të udhëheqësit apo personit të autorizuar përgjegjës për transportin. Inspektorët shtetëror do të ngrenë procedurë për kundravajtje, me dënim në të holla prej 500-1000 euro, në kundërvlerë të denarit, kundër 9 personave fizik te të cilët është vërejtur shkelje e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor pa qenë të regjistruar ne Regjistrin qendror për kryerje të këtij lloji të transportit, Inspektorati shtetëror për transport do të vazhdojë me zbatimin e kontrollave aksionare në komunikacionin rrugor edhe nëpër qytetet e tjera të Republikës së Maqedonisë, me qëllim të rregullimit të transportit dhe zbatimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor. Ju falënderojmë për bashkëpunimin. Ministria për Transport dhe Lidhje |








