Lajmërim për opinionin - 30.10.2008

Të nderuar,

 

            Ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me propozim të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, solli Vendim për kufizimin e lundrimit të disa objekteve lundruese me motor në Liqenin e Ohrit, me qëllim të ndalimit të peshkimit pa kontrollë dhe mbrojtje të ujrave e fondit të peshqve në liqe, para së gjithash për llojin autokton të troftës së Ohrit.

            Në pajtim me Vendimin, kufizohet lundrimi i të gjitha  llojeve të objekteve lundruese në pronësi juridike apo fizike në dy sezona vjetore. Domethënë të njejtët nuk mund të lundrojnë në Liqenin e Ohrit nga ora 21:00 deri në 05:00, në periudhën prej 1 majit deri më 31 gusht gjatë çdo viti vijues. Në periudhën prej 1 shtatorit deri më 3 prill kufizohet lundrimi i anijeve në Liqenin e Ohrit, me çka ndalohet lundrimi prej orës 18:00 deri më 07:00. Për anijet e udhëtarëve gjatë periudhës së verës, nga 10 korriku deri 20 gushti ndalohet lundrimi prej orës 01:00 deri 06:00. Vendimi për ndalimin e lundrimit të disa objekteve lundruese me motor në Liqenin e Ohrit nuk ka të bëjë me objektet lundruese që janë në pronësi të Armatës së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë për Punë të Brendshme dhe Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim me ujrat.

            Kufizimi i lundrimit në Liqenin e Ohrit hyn në fuqi që nga dita e shpalljes së Vendimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

 

            Me nderime,

            Ministria për Transport dhe Lidhje

 




Kthim prapa Send to friend Print