Vendim për uljen e kompenzimit për shfrytëzimin e rrugëve për transport ndërkombëtar - 2.11.2008

(MIA) - Me propozim të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, Qeveria solli Vendim për uljen e kompenzimit për shfrytëzim tej mase të rrugëve shtetërore, për transport të çrregullt dhe për dëmin e rrugëve shtetërore, objekteve në rrugë, që deri më tani i kanë paguar transportuesit e vendit dhe ata të huaj që kryejnë transport ndërkombëtar.

- Me Vendimin e ri behet njësim i vlerës së kompenzimit që e paguajnë transportuesit e huaj që kryejnë transport ndërkombëtar dhe që deri më tani kanë paguar kompenzime 50 përqind më të larta për shfrytëzim tejmase të rrugëve shtetërore, si dhe për transport jo të rregullt, dëm të rrugëve shtetërore, objekteve në rrugë, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë për Transport dhe Lidhje, Dragan Simonovski në konferencën për shtyp.

Për 15 përqind janë ulur edhe çmimet që prodhuesit e vendit që kryejnë transport ndërkombëtar e paguanin për t’i shfrytëzuar rrugët në fjalë. Me përcaktimin e vlerës së kompenzimit, Qeveria mundëson gjithsej uljen prej 65% për transportuesit e huaj që kryejnë transport ndërkombëtar. Vlera e kompenzimit caktohet varësisht nga pesha, lartësia dhe gjerësia e mjetit ngarkues.

- Me këto masa që po i ndërmarrim, mundësohet lëvizje më e madhe e automjeteve të huaj transportues që tranzitojnë nëpër Maqedoni, por stimulohet edhe veprimtaria transportuese në vend. Me kompenzimet e ulura, Ministria për Transport dhe Lidhje edhe një herë ju del përballë transportuesve të vendit, gjë që e dëshmon përpjekjen e pa reserve të Ministrisë për zhvilimin e transportit, tha Simonovski.




Kthim prapa Send to friend Print