Reagim i konferencës për shtyp të Komunës së Ohrit - 3.11.2008

Të nderuar,

 

            Sa u takon qëndrimeve të parashtruara në konferencën për shtyp të vetqeverisjes lokale në Ohër, si reagim i kallëzimeve penale ndaj kryetarit të Komunës së Ohrit dhe këshilltarëve, Ministria për Transport dhe Lidhje Ju njofton se pas sjelljes së Aktvendimit për mbrojtje të përkohshme të Planit detal urbanistik për Bashkësinë urbane 8 në Ohër nga ana e Ministrisë për Kulturë me datë 14 tetor 2008, me qëllim të hulumtimit të lokalit arkeologjik “Bejbunar”, është anuluar pëlqimi për këtë Plan detal urbanistik me Aktvendim dhe të njejtës i ndërpritet afati juridik.

            Kryetarit të Komunës së Ohrit, Z. Aleksadar Petreski dhe kryetarit të Këshillit të Komunës së Ohrit, me datë 16 tetor 2008 u janë dorëzuar nga Ministria për Transport dhe Lidhje shkresa të rregullta që kanë të bëjnë me anulimin e sjelljes dhe zbatimit të Planit detal urbanistik, në pajtim me Aktvendimin për mbrojtje të përkohshme, por edhe përskaj këtyre njoftimeve Plani detal urbanistik duhet të miratohet nga Këshilli i Komunës në mbledhjen e tij të 58-të.

            Në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik, vetqeverisja lokale nuk mund të miraton plane detale urbanistike pa pëlqim paraprak nga Ministria për Transport dhe Lidhje.

            Prej këtu, kallëzimet penale paraqesin vetëm zbatim të rregullores ligjore dhe përpjekje për ruajtjen e pasurisë kulturore të Maqedonisë dhe këtu Ministria për Transport i demanton thëniet e përfaqësuesve të Komunës së Ohrit se “bëhet fjalë për vetdëshirë të dikujt dhe frikësim të pushtetit lokal”.

            Ministria për Transport dhe Lidhje shtron pyetjen se në interes të kujt është miratuar Plani detal urbanistik për Bashkësinë urbane 8 në Ohër nga Këshilli i komunës dhe jashta dispozitave ligjore pëskaj reagimeve të Ministrisë së Transportit.




Kthim prapa Send to friend Print