|
Të nderuar, Ministria për Transport dhe Lidhje Ju njofton se inspektorët shtetërorë me datë 29 deri 31 tetor 2008, ndërmorrën kontrollë aksionare në komunën e Prilepit. Kontrollën aksionare e kanë kryer në bashkëpunim me SPM-Prilep dhe inspektorët nga Manastiri, Kërçova, Gostivari dhe Prilepi, në vendet hyrëse-dalëse te qytetit, ku janë inspektuar një numër i madh i transportuesve. Në përputhje me rregulativën ligjore është shqiptuar masë dënimi e përkohshme per perjashtim nga komunikacioni për 25 automjete, kurse personave fizik dhe individët-tregtar që i drejtonin automjetet u janë marrë lejet e vozitjes dhe janë dënuar me gjobë në të holla nga 1000 - 2000 euro, në kundërvlerë të denarit. Gjatë kontrollit aksionar është vërejtur transport i posacem linjor pa leje te 28 transportues-persona juridik, kundër të cilëve do të vijojë procedurë për kundravajtje, me gjobë në të holla nga 2500 - 5000 euro, në kundërvlerë të denarit, kurse për 1 person fizik qe ka kryer transport publik te udhetareve pa qene te regjistruar ne Regjistrin qendror për kryerje të këtij lloji të transportit, inspektorët shtetëror do të ngrenë procedurë për kundravajtje, me dënim në të holla prej 500-1000 euro, në kundërvlerë të denarit. Inspektorati shtetëror për transport do të vazhdojë me zbatimin e kontrollave aksionare në komunikacionin rrugor edhe nëpër qytetet e tjera të Republikës së Maqedonisë, në përputhje me autorizimet që dalin nga Ligji për transport në komunikacionin rrugor dhe Ligji për rrugë publike. Ju falënderojmë për bashkëpunimin. |








